Enis Bardhi: Ti nisim me fitore eliminatoret e Europianit

Enis Bardhi: Ti nisim me fitore eliminatoret e Europianit

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në futboll nesër do ta nis ciklin e ri të elimianatoreve për Kampionatin Europian që do të zhvillohet në vitin 2024 në Gjermani. Kundërshtari i parë i Maqedonisë në këto eliminatore është Malta, me përfaqësuesen e vendit që shihet favorit për të triumfuar në këtë sfidë hapëse të eliminatoreve.

Enis Bardhi, reprezentues
“Normalisht jemi krenar që jemi këtu pjesë e përfaqësueses. Është një kohë e gjatë që nuk kemi qenë bashk. Kemi ardhur me shumë energji dhe besoj se kjo ndeshje do të jetë vendimtare për ne, sepse duhet të nisim këto kualifikime me tre pikë shumë të vlefshme kundër Maltës”.

Bllagoja Milevski, seleksionues
“Sigurisht që analizat që bëmë ishin se nga katër ndeshjet e fundit të Maltës, por kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht se do të jetë kështu edhe në ndeshjen e ardhshme sepse ata kanë trajner të ri, por lojtarët janë të njejtët. Bëhet fjalë për një përfaqësuese cilësore, me karakteristika cilësore individuale të lojtarëve. Ne kemi respekt maksimal për kundërshtarin, por do të theksoj se gjithçka që do të ndodhë në ndeshje varet në masën më të madhe nga ne. Kur shoh djemt tonë, kam më shumë se besim se do të kemi një fillim të suksesshëm në këto kualifikuese. Por, në futbollin e sotëm, nuk ka favorit, ne do të duhet të bëjmë më të mirën tonë për sukses”.

Seleksionuesi Bllagoja Milevski ka në dizpocion të gjithë futbollistët përveç Dorian Babunskit që nuk mund të luajë për shkak një lëndimi. Ndeshja Maqedonia e Veriut – Malta luhet nesër në mbrëmje në stadiumin “Todor Proeski”, duke nisur nga ora 20:45.

MARKETING