Enis Bardhi shënon për Konjasporin në Kupën e Turqisë

Enis Bardhi shënon për Konjasporin në Kupën e Turqisë

Kapiteni i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, Enis Bardhi ka shënuar gol për skuadrën e tij Konjaspor në Kupën e Turqisë. Skuadra e shkupjanit luajti me Muspor dhe triumfoi me shifrat bindëse 4:1, teksa golin e parë për Konjan e realizoi Enis Bardhi në minutën e 38-të. Për futbollistin shqiptar ky është goli i katërt që realizon me fanellën e Konjasporit, tek të cilët u transferua këtë verë si futbollist i lirë, përderisa sezonet e fundit luajti për Bodrumsporin dhe Trabzonsporin në Superligën e Turqisë.

MARKETING