Enis Bardhi mbetet pa trajner, jep dorëheqje tekniku kampion i Trabzonsporit

Enis Bardhi mbetet pa trajner, jep dorëheqje tekniku kampion i Trabzonsporit

Trajneri i Trabzonspor, Abdullah Avci, njoftoi dorëheqjen e tij të marten, pasi kampionët në fuqi të Turqisë, zënë vetëm vendin e gjashtë këtë sezon, 19 pikë prapa liderit Galatasaray pas 23 raundeve.

Klubi, i kurorëzuar sezonin e kaluar pas 38 vitesh pritje kampion, ka humbur tre nga katër përballjet e fundit në Super Lig. Avci u kishte kërkuar falje tifozëve pas humbjes të së shtunës në Trabzon nga Ümraniyespor (1-2), e cila i dha fund një serie pa humbje në shtëpi prej 36 ndeshjesh.

Presidenti i klubit, Ahmet Agaoglu, gjithashtu ka dhënë dorëheqjen javën e kaluar.

 

MARKETING