Enis Bardhi mbetet në Turqi, do të firmos me Konyasporin?

Enis Bardhi është pranë një sfide të re në Turqi. Kapiteni i Maqedonisë thuhet se ka arritur marrëveshje me Konyaspor dhe do të nënshkruajë një kontratë dyvjeçare si lojtar i lirë.
Sipas mediave turke, marrëveshja është arritur mes palëv dhe Bardhi do të transferohet te Konyaspor, ku do të fitojë rreth 700,000 euro në vit, plus një bonus shtesë për nënshkrimin e kontratës, duke bërë që të ardhurat e përgjithshme të arrijnë deri në një milion euro.
Pritet që futbollisti shkupjan të arrijë në Konya gjatë ditës së sotme kur edhe do të prezantohet zyrtarisht si përforcimi i ri i klubit.
Interesimi i Konyasporit për Bardhin nuk është i ri, pasi të njejtit kishin tentuar ta transferonin edhe gjatë afatit kalimtar të dimrit, por atëherë Bodrumi e fitoi garën.