Enis Bardhi: Jemi të motivuar për të dhënë maksikmumin kundër Ukrainës

Enis Bardhi: Jemi të motivuar për të dhënë maksikmumin kundër Ukrainës

Përfaqësuesja e futbollit të Maqedonisë së Veriut nesër këtu në stadiumin “Epet Arena” të Pragës do të përballet me Ukrainën, në ndeshjen e vlefshme për eliminatoret e kampionatit evropian i cili do të mbahet në Gjermani në vitin 2024. Barazimi ndaj Italisë si dhe fitorja ndaj Maltës ka ngritur ndjeshëm moralin tek futbollistët e vendit të cilët duken maksimalisht të përgatitur për të marrë rezultat sa më pozitiv ndaj Ukrainë.

Enis Bardhi, kapiten i Maqedonisë së Veriut: “Normalisht gjithmonë jemi të motivuar kur bëhet fjalë për përfaqësuesen e Maqedonisë. Normalisht që jemi shumë të kënaqur që jemi pjesë e reprezentacionit dhe me vet faktin që jemi pjesë e reprezentacionit do të thotë qe jemi më të zgjedhurit dhe më të mirët për momentin. Nuk besoj se duhet një motivim ekstra për këtë ndeshje, të cilën e kemi nesër. Vet prezenca jonë këtu tregon se jemi të motivuar dhe të përgatitur dhe që do të japim maksimumin”.

Bllagoja Milevski, seleksionues i Maqedonisë së Veriut: “Nuk është e nevojshme të harxhohen fjalë për Ukrainën. Në anën tjetër Maqedonia ka treguar edhe më herët që mund të përballet me kundërshtar të vështirë. Më gëzon forma jonë që nga shtatori dhe besoj që do ta mbajmë. Pres një ndeshje të hapur me futboll kualitativ”.

Me një fitore eventuale ndaj Ukrainës, Maqedonia e Veriut do të bënte një hap para drejt kualifikimit në Evropian, ndërsa me një humbje minimale me shumë gjasa do të minimizonte shanset për të siguruar biletë për këtë kompeticion madhor. Sa u takon mungesave ne formacion tek përfaqësuesja e vendit jashtë kombinimit mbetet Gjoko Zajkov, ndërsa futbollistët e tjerë janë të gatshëm për lojë.

Përballja Ukrainë – Maqedonia e Veriut luhet të shtunën në stadiumin “Epet Arena” me fillim në orën 15:00. Nga Praga e Çekisë për Televisionin Shenja, Samir Sinani.

Gazetar: Samir Sinani /SHENJA/

MARKETING