Enis Bardhi e mbyll aventurën me Bodrumsporin

Enis Bardhi e mbyll aventurën me Bodrumsporin

MARKETING

Kapiteni i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, Enis Bardhi e ka mbyllur edhe përfundimisht aventurën me skuadrën e Bodrumsporit në Turqi. Këta të fundit përmes një postimi në rrjetet sociale kanë zyrtarizuar ndarjen me shkupjanin, duke konfirmuar se mes palëve ka përfunduar kontrata.

MARKETING

Sample Image

“Falënderojmë Bardhin për kontributin e dhënë. Kontrata e tij ka përfunduar dhe i urojmë suksese në vijim të karrierës së tij,” thuhet në njoftimin zyrtar të klubit turk. Mesfushori shqiptar te Bodrumspori u transferua në merkaton e janarit, pasi u largua nga Trabzonspori.

Enis Bardhi gjatë karrierës së tij ka pasur një eksperiencë të bukur në La Liga, ku ka luajtur për Levanten, teksa më herët ishte pjesë e Ujpeshtit në Hungari. /SHENJA/

 

MARKETING