Enis Bardhi: Do të dalim fitues, jemi përgatitur mirë

Nesër, në orën 18:00, në Arenën Kombëtare “Todor Proeski” në Shkup, përfaqësuesja e futbollit e Maqedonisë së Veriut do të zhvillojë ndeshjen kualifikuese të grupit kundër Lihtenshtajnit.
Mesfushori Enis Bardhi shprehet i bindur për suksesin e ekipit, duke theksuar se skuadra është përgatitur mirë për këtë përballje.
“Jemi përgatitur mirë për këtë ndeshje, e cila padyshim është e vështirë. Kemi bërë analiza të detajuara dhe besojmë se do të dalim fitues,” tha Bardhi.