Endrit Krasniqi rikthehet te Shkëndija

Endrit Krasniqi sërish do të luaj për Shkëndijën e Tetovës. Këta të fundit kanë komunikuar këtë të hëne, rikthimin e futbollistit kosovar, Endrit Krasniqi.
MARKETING
Pas 10 muajsh, lojtari ka vendosur të rikthehet në Tetovë dhe tashmë do të jetë pjesë e kuqezinjëve për sezonin e ardhshëm.
Ai ka kaluar me sukses testet mjekësore dhe do të udhëtojë menjëherë drejt Sllovenisë, ku do t’i bashkohet Shkëndijës në fazën përgatitore.
Sezoni 2023/24 rezultoi pozitiv për Krasniqin në fanellën kuqezi, ku në 32 paraqitje regjistroi 6 gola dhe 13 asistime, duke qenë një nga lojtarët më produktivë në fazën ofensive. Ai e nisi edhe sezonin e fundit me Shkëndijën, duke u aktivizuar në 4 ndeshje zyrtare para se të transferohej në elitën e futbollit kosovar, te klubi i Suharekës.
Kthimi i Endrit Krasniqit përforcon më tej repartin ofensiv të tetovarëve dhe sjell rritje në kreativitetin e mesfushës.