EMV: Normalizohet dërgesa e energjisë ngrohëse në Shkup
Në kohën më të shkurtër të mundshme normalizohet dërgesa e energjisë ngrohëse për shfrytëzuesit e EMV Furnizimi me ngrohje. Për konsumatorët e lidhur në sistemin për ngrohje qendrore nga ky rajon dërgesa e energjisë ngrohëse realizohet sipas rregullave të rrjetit te të gjitha ndërtesat banesore dhe afariste ku në mëngjes nga ora 10 ishte ulur cilësia e dërgesës, me përjashtim të një pjese të konsumatorëve në Komunën e Qendrës, informojnë nga SHA EMV.
Theksojnë se ekipet e EMV Shpërndarje të ngrohjes vazhdojnë me punë, duke bërë të gjitha përpjekjet maksimale për të mënjanuar shpejtë defektin në afërsi të Pishinës Olimpike, pas së cilës do të vijojë normalizimi i dërgesës së energjisë ngrohëse për konsumatorët të cilët furnizohen me energji ngrohëse nga ajo linjë magjistrale.
Bëhet fjalë, siç thonë, për ndërhyrje ndaj linjës magjistrale A në komunën e Qendrës që kalon përmes bulevardit “Koço Racin”, në pjesën ndërmjet Qendrës Vero dhe Pishinës Olimpike.
“Neglizhenca e plotë dyvjeçare dhe mosmirëmbajtja e rrjetit të shpërndarjes nga udhëheqsia e mëparshme, i përbërë nga kuadro të LSDM-së dhe BDI-së, të cilët në mënyrë të pakujdesshme dhe të papërgjegjshme menaxhuan sistemin e shpërndarjes së ngrohjes, kontribuojnë në shfaqjen e defekteve të papritura. Ekipet e Shpërndarjes së Ngrohjes EMV vazhdojnë punën, duke bërë të gjitha përpjekjet për eliminimin sa më të shpejtë të defektit, i cili do të pasohet me normalizimin e shpërndarjes së energjisë ngrohëse për konsumatorët që furnizohen me energji ngrohëse nga ajo linjë kryesore. Nuk është korrekte të përdoret një defekt në rrjetin e ngrohjes, që është pasojë e neglizhencës së menaxhmentit të mëparshëm, për të shkaktuar panik dhe ankth tek qytetarët e qytetit të Shkupit për të fituar pikë të vogla politike”, tha Petar Miletiq, drejtor i EMV Shpërndarja e Energjisë së Ngrohjes.