Emisioni “25 minuta”: Qytetarët e Maqedonisë 47% të buxhetit familjar e shpenzojnë për nevojat elementare si ushqim dhe pije

Emisioni “25 minuta”: Qytetarët e Maqedonisë 47% të buxhetit familjar e shpenzojnë për nevojat elementare si ushqim dhe pije

Gazetari Toni Glamçevski i cili gjendet në Nica të Francës për emisionin “25 minuta” që transmetohet në TV SHENJA, ka deklaruar se sipas të dhënave, familjet në Maqedoni të Veriut, 47% të buxhetit familjar e ndajnë për nevojat elementare si ushqim dhe pije.

“Përderisa në Bashkimin Europian një familje mesatare shpenzon rreth 14,3% për këtë qëllim. Megjithatë, edhe në Bashkimin Evropian ka dallime. Pjesa më e madhe e buxhetit familjar për ushqim dhe pije joalkoolike harxhohet në Rumani, ndërsa më pak në Irland ku ndahen vetëm 8,3% për ushqim. Dmth ne jemi larg nga mesatarja evropiane duke pasur parasysh se në vendin tonë harxhimet për nevojat elementare janë shumë më të larta. Në njërën nga publikimet e Entit Shtetërorë për Statistikë është përllogaritur që një familje mesatare në Maqedoni ndan një përqindje të lartë prej 68% nga konsumi i saj për gjëra elementare siç janë ushqimi, rroba, banim dhe urendi. Rroga mesatare në Maqedoni, përveç asaj që arriti 34.354 denarë gjegjësisht rreth 585 euro, akoma është më e ulët në rajon krahasuar me republikat e mëhershme jugosllave. Për shembull në Slloveni është 1419 euro, për të cilën edhe fuqia blerëse në Maqedoni është në nivel të ulët. Pra, inflacioni varësisht nga ajo se a jeni të pasur apo të varfër nuk ju prek në mënyrën e njëjtë”, ka deklaruar Toni Glamçevski – gazetarë, Nicë, Francë.

MARKETING