Emir Sahiti në formë shënon tjetër gol për Hajdukun

Emir Sahiti po vazhdon formën e mirë me Hajdukun e Splitit edhe në fazën përgatitore për pjesën e dytë të kampionatit.
Hajduku i Splitit fitoi të shtunën ndaj skuadrës polake, Slask Wroclaw, me rezultatin 3:1.
Sahiti e shënoi golin për 3:1 në minutën e 90-të.
Ndeshja ndaj liderit të elitës së futbollit polak për Hajdukun ishte e fundit në Istria, aty ku Hajduku kreu përgatitjet për stinorin pranveror.