Emërimet e paligjshme në shkollat e Strugës, dorëzohet edhe një kallëzim penal ndaj Ramiz Merkos
Kundër kryetarit të komunës së Strugës Ramiz Merko është ngritur kallëzim penal nga DPB Strugë sepse para tre viteve, në kundërshtim me ligjin, ka emëruar u.d. drejtor në shkollën e komunës që e udhëheq.
Siç informojnë nga MPB, kallëzimi penal ndaj Merkos është dorëzuar për kryerjen e veprës penale “punë e papërgjegjshme në detyrën zyrtare”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Përkundër faktit se nuk i plotësonte kushtet për pozitën, e paraqitura, i ka mundësuar të merr vendim dhe në mënyrë të kundërligjshme përfitimi në të holla në shumë prej 1.390.536 denarë për kryerjen e detyrave të punës si ushtrues detyre drejtor dhe si drejtor i shkollës”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Për të njëjtat çështje, ndaj Merkos janë dorëzuar edhe disa kallëzime tjera penale, gjegjësisht për emërimet e tij të paligjshme që i ka bërë në shkollat e Komunës së Strugës.