Elmazi: Disa vendbanime në Saraj ende pa rrjet ujësjellësi, ndërsa të tjerët përballen me probleme të shtypjes së ujit

Elmazi: Disa vendbanime në Saraj ende pa rrjet ujësjellësi, ndërsa të tjerët përballen me probleme të shtypjes së ujit

MARKETING

Kandidati i koalicionit VLEN për komunën e Sarajit, Muhamet Elmazi, në emisionin “Debat në SHENJA” foli për problemet me rrjetin e ujësjellësit në disa vendbanime të komunës.

MARKETING

Sample Image

Elmazi bëri me dije se disa fshatra, si Çajlana, Semenishti, Vorca dhe Radusha, ende nuk kanë rrjet të rregullt ujësjellësi dhe banorët e tyre kanë improvizuar furnizimin me ujë me mjete dhe iniciativë vetanake.

“Ndërsa pjesa tjetër e komunës ka rrjet ujësjellësi, një problem i shfaqur është shtypja e ujit në sistem,” tha Elmazi.

Ai shtoi se gjatë mandatit të tij si këshilltar në qytetin e Shkupit, nisi iniciativa dhe debate të ashpra me kryetaren e qytetit për të siguruar ujë të pijshëm për banorët e Sarajit.

“Si rezultat i bashkëpunimit ndërkomunal midis Komunës së Sarajit dhe qytetit të Shkupit, janë siguruar rreth 197 milionë denarë për riinvestime në rrjetin e ujësjellësit, me qëllim zgjidhjen e problemeve të furnizimit me ujë në komunë”deklaroi Elmazi. /SHENJA/

MARKETING