Elita e futbollit vendor, të shtunën luhen ndeshjet e xhiros së nëntë
E shtuna do të sjell ndeshjet e xhiros së nëntë në Ligën e Parë të futbollit në Maqedoninë e Veriut. Kampionët në fuqi të këtij kompeticioni, Struga Trim Lum në këtë xhiro do të luajnë kundër Vardarit në kryeqytet. Skuadra e Gostivarit do të përballet me ekipin e Besës së Dobërdollit, përderisa Shkëndija do të zhvillojë transfertën në Kratovë përballë Sileksit.
Skuadra e Shkupit në këtë xhiro në Çair do të pret Brera Strumicën, ndërkohë në Ohër Voska Sport takohet me Rabotniçkin. Pjesë e programit të kësaj xhiroje është edhe ndeshja Pelisteri – Tikveshi.
Të gjitha takimet e xhiros së nëntë në elitën e futbollit vendor do të luhen të shtunën, duke nisur nga ora 14:00, ndërsa më pas kampionati shkon në pauzë për shkak të ndeshjeve ndërkombëtare të ekipeve përfaqësuese dhe rikthehet me 20 tetor. /SHENJA/