Elita e futbollit vendor, nesër luhen 5 ndeshje

Të dielën rikthehet elita e futbollit vendor me 5 ndeshje në kuadër të xhiros së 23-të. Lideri i renditjes Shkëndija pret në shtëpi Pelisterin, në një përballje ku tetovarët janë favorit për të triumfuar. Kampionët në fuqi, Struga Trim Lum do t’i matin forcat me skuadrën tjetër Voska Sportin, ndërsa FC Shkupi pret në Çair Besën e Dobërdollit. Në dy ndeshje tjera Gostivari përballet me Brera Strumicën, ndërsa Sileksi takohet me Vardarin. Të gjitha ndeshjet e së dielën luhen me fillim nga ora 14:00. Ndërkaq xhiroja e 23-të në elitë kompletohet të hënën me takimi Rabotniçki – Tikveshi.