Elita e futbollit vendor, nesër luhen ndeshjet e xhiros së 10-të

Futbolli elitar në Maqedoninë e Veriut rikthehet të dielën me ndeshjet e xhiros së 10-të në program. Kampionët në fuqi, Struga Trim Lum do të pret në shtëpi Sileksin e Kratovës, teksa Shkëndija do të luaj në transfertë ndaj Tikveshit. Edhe Shkupi në këtë xhiro do të luaj jashtë fushës së tij, ku në Manastir do të përballet me Pelisterin. Besa e Dobërdollit do të takohet me Vardarin, përderisa Voska Sport luan me Brera Strumicën.
MARKETING
Pjesë e programit të kësaj fundjave është edhe takimi Rabotniçki – Gostivari. Të gjitha ndeshjet e raundit të 10-të në elitën e futbollit vendor do të zhvillohen të dielën, duke nisur nga ora 14:00 /SHENJA/