Eliminimi nga Nations League, Donnarumma: Nuk e kuptoj që VAR e quan “offside” edhe për një centimetër

Eliminimi nga Nations League, Donnarumma: Nuk e kuptoj që VAR e quan “offside” edhe për një centimetër

Gianluigi Donnarumma ka akuzuar sistemin VAR për eliminimin e Italisë në gjysmëfinale të Nations League, pas humbjes 2-1 ndaj Spanjës.

Ndërsa ka folur për mediet pas kësaj sfide, portieri i italianëve u shpreh se nuk mund të quhet pozicion jashtë loje goli i Frattesit në minutën e 21-të.
“Jemi të zemëruar sepse kemi pasur një pjesë të parë të mirë dhe mund të kishim fituar 2-1, por është VAR që edhe për një centimetri fishkëlleu jashtë loje. Në pjesën e dytë zbritëm shumë poshtë dhe Spanja luajti, nuk duhej të ndodhte.”-u shpreh Donnarumma.

MARKETING