Eliminimi i turpshëm, James s’e përjashton pensionimin

Eliminimi i turpshëm, James s’e përjashton pensionimin

LA Lakers dhe LeBron James mbrëmë kanë humbur edhe ndeshjen e katër finale në serinë e Play Of-it në NBA nga Denver Nuggets.

Pavarësisht se thyeu dy rekorde në NBA, James ka thënë pas ndeshjes se mund të pensionohet.

“Do të shohim. Do të shohim se çfarë do të ndodhë më vonë. Nuk e di, nuk e di. Kam shumë për të menduar, të them të drejtën, kam shumë për të menduar. Më duhet të mendoj thellë dhe seriozisht këtë opsion” ka thënë James.

LeBron, i cili është 38 vjeç është aktiv në NBA për 20 vite, që nga viti 2003.

MARKETING