Elif Elmas shënon golin e parë me Leipzigun dhe i jep fitoren ekipit gjerman

Elif Elmas shënon golin e parë me Leipzigun dhe i jep fitoren ekipit gjerman

Skuadra e Lajpzingut ka zhvilluar ndeshjen e parë miqësore këtë verë, duke triumfuar përballë Babelsberg me rezultat 1:0, ku golin e vetëm dhe të triumfit e shënoi reprezentuesi i vendit tonë, Elif Elmas.

Futbollisti shkupjan ishte në formacionin startues në këtë ndeshje dhe golin e gjeti pak para përfundimit të pjesës së parë. Elif Elmas luajti për 1 orë, ndërsa më pas u zëvendësua.

Skuadra e Lajpzingut do të udhëtojë drejt SHBA-së ku do të marrë pjesë në një turne kontrollues dhe do të përballet me ekipet si Aston Villa, PSZH dhe Vulverhempton.

MARKETING