Eksportet vjetore të Turqisë në prill arritën “nivelin më të lartë në histori”

Ministri turk i Tregtisë, Ömer Bolat ka bërë të ditur se eksportet vjetore të mallrave të Turqisë kanë arritur rekord historik prej 265 miliardë dollarësh në muajin prill, raporton Anadolu.
Eksportet vjetore 12-mujore u rritën me 2,7 për qind ose me 7,1 miliardë dollarë në baza vjetore.
Importet në 12 muajt e fundit u rritën me 0,2 për qind, duke shkuar në 351,6 miliardë dollarë, gjë që rezulton në një deficit tregtar vjetor prej 86,6 miliardë dollarësh, respektivisht 6,8 për qind më pak ose 6,4 miliardë dollarë nga periudha e mëparshme 12-mujore.
Ndërkohë, eksportet e muajit prill u rritën me 8,5 për qind në baza vjetore ose me 20,9 miliardë dollarë, shifër e dytë më e lartë e eksportit të muajit prill në histori.
Importet gjatë këtij muaji u rritën po ashtu me 12,9 për qind, duke arritur në 33 miliardë dollarë.
Bilanci i tregtisë së jashtme të mallrave në muajin prill shënoi deficit prej 12 miliardë dollarësh, duke u rritur me 21,7 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë një vit më parë.