Ekspedita e Maqedonisë niset drejt Pragës

Ekspedita e Maqedonisë niset drejt Pragës

Përfaqësuesja e futbollit të Maqedonisë së Veriut të shtunën do të përballet me Ukrainën, në duelin e vlefshëm për eliminatoret e kampionatit europian EURO 2024.

Reprezentuesit e vendit pasditen e sotme janë nisur nga aeroporti i Shkupit drejt Pragës, aty ku është në program përballja e së shtunës.

Përballja Ukrainë – Maqedoni e Veriut luhet të shtunën në stadiumin “Epet Arena” me fillim në orën 15:00. /SHENJA/

MARKETING