Eko – patrulla e NP “Higjiena Komunale – Shkup përgatiti 334 procesverbale edukative- informative
Në periudhën janar – dhjetor të vitit 2024, Eko – patrulla e NP “Higjiena Komunale” – Shkup ka përgatitur dhe ka dorëzuar 334 procesverbale edukative – informative për qytetarët dhe subjektet juridike të kapur gjatë hedhjes së mbetjes në sipërfaqe publike dhe të trafikut.
Si rezultat i këtyre aktiviteteve, nga ana e autorëve janë pastruar 894 metra kub mbetje të hedhura në mënyrë të paligjshme. Numri më i madh i procesverbaleve – gjithsej 138 – janë përgatitur në komunën Çair të Shkupit.
Gjatë vitit të kaluar, Eko – patrulla realizoi edhe kujdestari patrulluese intervenuese çdo ditore në të ashtuquajturat “pika të zeza” – lokacione ku është vërejtur vazhdimisht hedhja e mbetjes në mënyrë të paligjshme. Pjesa më e madhe nga këto lokacione gjenden në komunat Çair dhe Gjorçe Petrov të Shkupit.
Në komunën Çair, çdo ditë hedhet mbetje në mënyrë të paligjshme në bulevardet Nikolla Karev (Rruga e Plastikave, në këndin me rrugën Maksut Sadik) dhe Kërste Misirkov (afër Zeginit në Bit – pazar), si dhe në rrugët Xhon Kenedi (afër SHFK “Vasill Gllavinov”) dhe Sllavej Pllanina (në afërsi të Teqes së Shkupit), ndërsa në komunën Gjorçe Petrov bëhet fjalë për disa lokacione në rrugët Lluka Gerov, Boris Sarafov, Gjorçe Petrov, Hristo Batanxhiev dhe Ushtria maqedonase.