Ekipi shqiptar shpëton një tjetër person, Çmeta: E nxorëm përmes tuneleve

Ekipi shqiptar shpëton një tjetër person, Çmeta: E nxorëm përmes tuneleve

Oltion Çmeta, pjesëtar i ekipit shqiptar të kërkim shpëtimit në Turqi, zbuloi përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë situatën në Malatya, një prej zonave më të prekura nga tërmeti shkatërrimtar në Turqi.

Çmeta tha për Euroneëw se ekipi shqiptar mundi të shpëtonte një person këtë të mërkurë, përmes hapjes së kanaleve nën rrënoja.

Por në moment që u bë lidhja live me Euronews, nga rrënojat doli trupi i pajetë i një personi duke bërë që të pranishmit të shpërthenin në të qara.
Çmeta tha se situate është katastrofike pasi në qytet ka shumë godina të shkatërruara.

“Momenti ishte shumë i vështirë, duke gërmuar me tunele në thellësi.

Tani spo doli dhe një viktimë për fat të keq. Nuk e di nëse kamera mund ta kapë. Situatë të them të drejtën është shumë keq dhe shumë e vështirë. Duke pasur dhe eksperiencën na ndihmon të marrim guxim dhe të futemi nën rrënoja për të shpëtuar njerëzit.

Aktualisht po punojmë në rrënojat e një pallati 6-katësh, i cili është shembur totalisht. Situata është edhe më keq në zona të tjera të qytetit. Ka shumë njerëz, ka turq por edhe nga shtete të tjera. Situata është shumë e vështirë. Situatë katastrofike. Ka shumë shpresa që të gjenden persona nën rrënoja. Dhe ne kur bëjmë gërmimet futemi me shpresë për të shpëtuar jetë”, tha ai.

MARKETING