Ekipi i Alkaloid Shkup është fituesi i Kampionatit të Shahut Profesionist

Ekipi i Alkaloid Shkup është fituesi i Kampionatit të Shahut Profesionist

MARKETING

Ekipi i Alkoloid Shkup në kategorinë e meshkujve edhe të femrave është fitues i kampionatit të shahut profesionist që u mbajt për tre ditë në qytetin e Ohrit. Njëri prej pjesëmarrëvsve, Bllagoja Damevski, ka thënë se ka qenë kampion i shahut për disa vjet me radhë në Prilep. Ai ka deklaruar se ndonjëherë merr pjesë në ndonjë event të shahut  ku takon dhe shokë të vjetër.

MARKETING

Sample Image

 “Shumë nga miqtë e vjetër kanë ndërruar jetë dhe mërzitem që nuk i shoh këtu. Por, megjithatë më vjen interesant që bëhen kësi lloj evente të shahut dhe takoj shumë njerëz dhe shahist të mirë. Shahistët e vjetër me këta të rinjët kanë dallime shumë. Shahistët e rinj më shumë janë shahist të kompjuterit sesa të kësaj loje”, deklaroi Bllagoja Damevski, veteran i shahut.

Në kampionatin e shahut profesionist  kanë marrë pjesë tetë ekipe të ligës së parë. Në të njejtë kohë është zhvilluar kampionati i shahut profesionist edhe për gjininë femërore në të cilën po ashtu kanë marrë pjesë 8 ekipe.

Kampionati është mbikqyruar nga ekipi profesionist i arbitërve me në krye me Ivan Koçovskin, Sashko Lakinskin, Boris Lusheskin dhe Burak Ismailin. Loja është luajtur sipas sistemit zvicerian, e cila zgjat 90 minuta + 30 minuta shtesë pas 40 lëvizjeve dhe pas çdo lëvije shtohet 30 sekonda.

shenja.tv

MARKETING