Ekipet e FSK-së shpëtojnë edhe dy persona nga rrënojat, 162 orë pas tërmetit në Turqi

Ekipet e FSK-së shpëtojnë edhe dy persona nga rrënojat, 162 orë pas tërmetit në Turqi

Ekipet e kërkim-shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), së bashku me ekipet e ushtrisë turke, kanë arritur të nxjerrin të gjallë nga rrënojat një vajzë 13-vjeçare dhe një burrë 45-vjeçar – më shumë se 160 orë pas tërmetit shkatërrues.

“Pas një pune të palodhshme dhe shumë sfiduese me rrezikshmëri të lartë e me angazhim maksimal, të pathyeshëm dhe të pandalshëm djemtë e vajzat e ushtrisë së Kosovës së bashku me ekipet e ushtrisë turke, sot pas 160 orëve që nga tërmeti, kanë arritur të nxjerrin të gjallë një qytetarë i gjinisë mashkull rreth moshës 45-vjeçare, dhe pas 162 orëve është nxjerrë edhe një vajzë 13-vjeçare, nën rrënojat e një objekti të shkatërruar”, bëhet e ditur në faqen e Facebookut të FSK-së.

“Edhe pse kanë kaluar shumë orë kërkimi, ekipet e Kërkim-Shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, janë të motivuar dhe po japin të gjithë energjinë e tyre për të shpëtuar jetët e njerëzve që janë nën rrënojat e shkaktuara nga tërmeti”, theksohet në njoftim, ku janë publikuar forografi dhe video nga momenti prekës.

MARKETING