Ekipet e FSK-së në Turqi nxjerrin të gjallë edhe nënën e fëmijës dy vjeçar

Ekipet e FSK-së në Turqi nxjerrin të gjallë edhe nënën e fëmijës dy vjeçar

Pas shumë përpjekjeve nga ekipet e Kërkim-Shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, është arritur të nxirret e gjallë nga rrënojat edhe nëna e fëmijës dy vjeçar.

Forcat e Sigurisë së Kosovës e kanë shpëtuar edhe një fëmijë 2 vjeç në Turqi gjatë së mërkurës.

“Operacionet e Kërkim-Shpëtimit do të vazhdojnë deri sa të nxirret edhe qytetari i fundit nga rrënojat, motivi i ushtarakëve nga Kosova është i lartë, profesionalizmi dhe disiplina po japin rezultate”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

Tërmeti vdekjeprurës në Turqi dhe Siri ka marrë jetën e më shumë se 11 mijë personave.

Ekipet e shpëtimit atje janë duke e pasur problem identifikimin dhe shpëtimin e të mbijetuarve për shkak të motit të papërshtatshëm që po mbizotëron në ato zona./Telegrafi/

MARKETING