Ejup Abazi me zotim publik: Nëse nuk e zgjidh problemin e ujit të pijshëm në Studeniçan, nuk do të rikandidoj më

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI), Ejup Abazi, gjatë paraqitjes së tij në emisionin “Debat në SHENJA”, u zotua publikisht se do të tërhiqet nga politika lokale nëse nuk arrin ta zgjidhë problemin e ujit të pijshëm në fshatin Studeniçan.
“Prioritetet e mia bazohen në problemet konkrete që i shqetësojnë qytetarët. Një ndër më të theksuarat është mungesa e ujit të pijshëm, veçanërisht në vendbanimin Studeniçan. Kjo është edhe një nga pikat kryesore të programit tim. Zotohem publikisht, këtu dhe tani, se nëse nuk e zgjidh këtë problem njëherë e përgjithmonë, nuk do të dal më para qytetarëve për të kërkuar besimin e tyre,” deklaroi Abazi.
Ai theksoi se është koha për qeverisje me përgjegjësi dhe llogaridhënie, ku premtimet nuk mbeten vetëm fjalë. /SHENJA/