Egzon Bejtullai transferohet te Gjilani

Egzon Bejtullai transferohet te Gjilani

Mbrojtësi tetovar Egzon Bejtullai ka vendosur të vazhdojë karrierën e tij në kampionatin kosovar te skuadra e SC Gjilanit. 29 vjeçari dhe drejtuesit e Gjilanit kanë gjetur akord për bashkëpunim deri në fund të sezonit aktual, me opsion largimi në janar të 2024 nëse futbollisti do të ketë ofertë më të favorshme. Marrëveshja tashmë është arritur dhe burime tona thonë se zyrtarizimi është çështje kohe.

Kjo do të jetë hera e parë Bejtullai të luajë në Kosovë, pas 10 sezoneve me Shkëndijën e Tetovës ku fitoi tituj, luajti në Evropë dhe ishte kapiten i skuadrës.

Në fund të sezonit vendosi të ndryshojë ambient dhe pavarësisht zërave që e transferonin në ekipe të ndryshme, në fund vendos të vazhdojë te Gjilani. /SHENJA/

MARKETING