Egjipti: Pika kufitare Rafah do të hapet së shpejti me pjesëmarrjen e vëzhguesve evropianë

Egjipti: Pika kufitare Rafah do të hapet së shpejti me pjesëmarrjen e vëzhguesve evropianë

Ministri i Jashtëm i Egjiptit, Badr Abdelatty deklaroi se pika kufitare Rafah në jug të Rripit të Gazës do të hapet së shpejti me pjesëmarrjen e vëzhguesve evropianë, transmeton Anadolu.

Në një intervistë për kanalin egjiptian “Al Qahera al-Ekhbariya”, Abdelatty foli në lidhje me situatën në pikën kufitare Rafah dhe ndihmën për Gazën.

Abdelatty tha se deri më tani për Gazën është siguruar ndihmë humanitare dhe mjekësore “në masë të mirë” dhe se sasia e rënë dakord prej 600 kamionësh ndihma humanitare në ditë është tejkaluar.

Ai tha se Egjipti ka siguruar çdo lloj lehtësie të mundshme dhe se ndihmat kanë hyrë në Gaza përmes pikës kufitare Karem Abu Salem. “Kur të përfundojnë përgatitjet nga pala palestineze, porta kufitare Rafah së shpejti do të bëhet funksionale”, shtoi ministri egjiptian.

Ana egjiptiane e portës kufitare Rafah është gati, por Izraeli ka shkatërruar shumë objekte në anën palestineze të kufirit, tha Abdelatty i cili potencoi se porta kufitare do të vihet në funksion me pjesëmarrjen e vëzhguesve nga Bashkimi Evropian.

Guvernatori i Sinait të Veriut, Khaled Megawer në një deklaratë më 22 janar tha se pika kufitare Rafah do të hapet brenda pak ditësh pas rinovimeve dhe rregullimeve në anën palestineze.

Ushtria izraelite në maj 2024 pushtoi Korridorin e Filadelfit i cili përfshin kalimin kufitar Rafah.

Pas pushtimit të Korridorit të Filadelfit, u mbyll gjithashtu edhe e vetmja pikë drejt botës për palestinezët në Gaza, ndërsa me mbylljen e kalimit kufitar Rafah erdh deri te një rënie serioze e ndihmave që hynin në Gaza.

Gjithashtu u pengua edhe evakuimi nga Gaza i personave të plagosur rëndë dhe pacientëve të cilët duhej të trajtoheshin jashtë vendit.

MARKETING