Efekti Messi, Inter Miami lë mbrapa MLS dhe gjitha klubet me ndjekës në Instagram

Efekti Messi, Inter Miami lë mbrapa MLS dhe gjitha klubet me ndjekës në Instagram

Lionel Messi javë më parë iu bashkua Inter Miamit në MLS, duke u bërë lojtari më i madh që ka luajtur ndonjëherë në futbollin e SHBA-së.

Efekti i argjentinasit ishte i menjëhershëm, dhe jo vetëm në fushë.

Shkallët e klubit filluan të mbushen, edhe pse biletat ishin shumë më të shtrenjta. Por, klubi nga MLS ka fituar edhe shumë vëmendje në rrjetet sociale.

Para se Leo t’iu bashkohej, Inter Miami kishte vetëm 1.6 milion ndjekës në Instagram, ndërsa tani ka mbi 12 milionë.

E përkthyer në shifra, kjo i bie që klubi i Messit ka më shumë ndjekës në këtë rrjet social se MLS dhe gjitha klubet së bashku (tetë milionë).

 

MARKETING