Edon Zhegrova rikthehet në listën e Lille

Edon Zhegrova rikthehet në listën e Lille

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova, është rikthyer në skuadrën franceze Lille, pas një mungese të gjatë që nga dhjetori i vitit të kaluar.

Në listën e publikuar nga klubi për ndeshjen ndaj Monacos në kuadër të Ligue 1, emri i Zhegrovës figuron sërish mes të grumbulluarve, duke sinjalizuar një rikthim të rëndësishëm në fushë.

Zhegrova kishte qenë jashtë skuadrës fillimisht për shkak të një lëndimi, e më pas nuk ishte përfshirë në listë pasi po shqyrtonte mundësinë e transferimit në një klub tjetër. Sipas raportimeve, ai ka pasur oferta nga Marseille dhe Juventusi, por duket se ka vendosur të qëndrojë te Lille, të paktën për momentin.

MARKETING