Edon Zhegrova më shumë minuta në Juventus, gati për sfidën ndaj Atalantës

Juventusi u rikthye sot në Continassa pas pushimit 48-orësh, ndërsa përgatitjet për sfidën e së shtunës ndaj Atalantës së Juric hyjnë në fazën vendimtare.
Pas barazimit ndaj Veronës, trajneri Igor Tudor është i fokusuar në gjetjen e ekuilibrit të duhur për një formacion që do të duhet të përballojë presionin e Nerazzurrëve.
Në qendër të vëmendjes është Edon Zhegrova, talenti kosovar që po fiton gjithnjë e më shumë terren te “Zonja e Vjetër”, shkruan Gazetta dello Sport.
Pas paraqitjes energjike në minutat e fundit në Bentegodi, Zhegrova nuk e humbi kohën: edhe gjatë ditës së lirë të dhënë nga Tudor, ai vendosi të stërvitet për të përshpejtuar arritjen e formës më të mirë. Ky përkushtim e ka bërë atë kandidat serioz për më shumë minuta në përballjen e fundjavës, ndoshta në rotacion me Francisco Conceicaon.
Vendimi i Tudor do të jetë i rëndësishëm, pasi pritet që Zhegrova të jetë një element konstant në projektin e këtij sezoni. Përveç tij, trajneri do të vlerësojë edhe gjendjen e lojtarëve si Khperem Thuram e Kenan Yildiz, të cilët kanë nevojë për rikthim në nivel të lartë pas lodhjes së derbit.
Në repartin ofensiv, kanadezi Jonathan David mban një epërsi të lehtë ndaj Dusan Vlahovic për të startuar, ndërsa në mbrojtje pritet kthimi i Gleison Bremer pas një pauze në Verona.
Megjithatë, vëmendja kryesore është te Zhegrova, i cili me disiplinën dhe përkushtimin e tij po fiton gjithnjë e më shumë besimin e stafit teknik dhe tifozëve bardhezi.
Sfida ndaj Atalantës mund të shënojë hapin e parë drejt një roli më të madh në këtë sezon për kosovarin.