Edon Zhegrova lë përshtypje pozitive me paraqitjen e tij ndaj Atalantës

Juventusi ka luajtur baras me rezultat 1-1 në shtëpi ndaj Atalantas në kuadër të javës së pestë në elitën e futbollit Italian.
“Bianconerët” tashmë kanë shkuar në dy ndeshje radhazi pa fitore në kampionat, pasi xhiron e kaluar kishin luajtur po ashtu baras me rezultat të njëjtë ndaj Hellas Veronës.
Në këtë ndeshje nga stoli u inkuadrua në lojë yllli kosovar Edon Zhegrova, i cili për aq minuta sa luajti ran ë sy me paraqitjen e tij fantastike.
Zhegrova për 26 minuta lojë u vlerësua me notën 7.6 si njëri ndër lojtarët më të mirë në fushë nga Sofascore.
26-vjeçari kompletoi plotë gjashtë driblime, pati dy pasime kyçe si dhe shtatë duele të fituara ndaj kundërshtarëve.
Energjia që solli në fushë ylli dardan u vërejt menjëherë tek loja e Juventusit dhe kjo performancë me gjasë do t’i fitojë atij fanellën e titullarit në ndeshjen e ardhshme.