Edicioni i ri i Ligës së Kombeve, Bardhi: Është një shans i ri për të treguar nivel të lartë
Të enjten do të hidhet shorti për edicionin e ri të Ligës së Kombëve, teksa përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut për herë të parë do të jetë pjesë e Ligës B.
Përfaqësuesja e vendit ndodhet në vazon e katërt dhe nuk mund të përballet me Suedinë, Irlandën e Veriut dhe Kosovën. Kapiteni Enis Berdhi ka folur para shortit, duke theksuar se kalimi në një nivel më të lartë është rezultat i paraqitjeve të mira në Ligën C.
“Vetë e sollëm veten në pozitën që të luajmë në një nivel më cilësor. E merituam këtë me atë që treguam në ndeshjet e Ligës C. Liga B sjell konkurrencë të fortë, por pikërisht ky është edhe sfidimi. Pa marrë parasysh kundërshtarin, duhet të jemi të përgatitur fizikisht dhe mentalisht, për të mbajtur ritmin e lartë në çdo ndeshje. Ka kundërshtarë me të cilët nuk jemi përballur më herët, si Zvicra. Kjo është një shans i ri për të gjithë ne, me energji të re dhe motiv të madh për të treguar se i përkasim këtij niveli dhe për të luftuar për rezultate pozitive. Konkurrenca është vërtet e fortë, por ne besojmë në cilësinë tonë”, ka thënë Enis Bardhi.
Kujtojmë se shorti do të hidhet të enjten në mbrëmje nga ora 18:00.

