Edi Rama thotë se po negociohet për të sjellë Lamine Yamal në Tiranë

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se Shqipëria është në diskutime për të pritur një nga ngjarjet më prestigjioze të futbollit evropian, edicionin kontinental të Globe Soccer Awards.
MARKETING
Gjatë rubrikës së tij në rrjetet sociale “Sy më sy”, Rama theksoi se Tirana është një nga dy qytetet që po negociohen për këtë eveniment të madh, përkrah Madridit, që mbledh çdo vit yjet e futbollit botëror në Dubai.
“Jemi në diskutim për të sjellë në Tiranë, në Shqipëri por me 95% në Tiranë edicionin evropian të Globe Soccer Awards, të çmimit të globit të futbollit. Është një eveniment i jashtëzakonshëm që mbahet në mënyrë të përvitshme, sa i përket edicionit të vetë global në Dubai dhe për edicionin evropian organizatorët janë në një diskutim me Madridin dhe me ne. Dikur evente të tilla ishin të paimagjinueshme, por propozimet po na vijnë edhe vetë tani. Kemi shumë arsye të besoj qe zgjedhja do bie mbi ne dhe do të jetë fantastike që çmimin e futbollistit më të mirë të vitit nga Globe Soccer Lamine Yamal, fjala vjen, t’ia japim këtu në Tiranë,” tha Rama.