Edi Rama: Jemi angazhuar që tre policët të lirohen menjëherë

Edi Rama: Jemi angazhuar që tre policët të lirohen menjëherë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar se tre policët e Kosovës që janë kidnapuar të mërkurën nga njësitet speciale serbe, duhet të lirohen menjëherë.

Në një konferencë për medie që pati me kryeministrin hungarez, Viktor Orban, Rama tha se nuk ka rëndësi se a janë kapur ata në Kosovë apo Serbi, por ajo që vlen është kthimi i tyre në shtëpi.

“Është imediate nevoja, domosdoshmëria, urgjenca që të tre policët e Kosovës të kthehen në shtëpi. Përtej pretendimeve që janë kapur këtu, kanë hyrë atje, janë marrë këtu apo janë sjellë atje, për të cilat KFOR-i nuk do të jap konkluzion publik por do të depozitojë dosjen përkatëse në NATO. Është absolutisht e qartë që në të gjitha rastet tre efektivët nuk kanë bërë asnjë krim, edhe nëse do supozonim që kanë shkelë vijën e kufirit, ajo ka vetëm një përgjigje; kthimin e tyre në shtëpi”, tha Rama.

I pyetur nga gazetarët, kryeministri shqiptar theksoi se Shqipëria që nga e mërkura është angazhuar që policët të lirohen.

Ai tha se ata s’kanë bërë asnjë krim.

“Qysh nga sekonda e parë e daljes së lajmit ne jemi angazhuar nga të katër anët për lirimin e tre policëve. Debati mbi shkeljen apo mos shkeljen e tyre është i rëndësishëm në nivelin politik dhe marrëdhënieve ndërshtetërore por nuk ka asnjë rëndësi për tre burra që janë sot larg shtëpisë së tyre dhe që duhet të kthehen menjëherë. Debati mund të vazhdojë, por ata nuk mund të mbahen për shkelje kufiri në Serbi, sepse nuk kanë bërë asnjë krim. Shkelje kufiri do të thotë “kthehu mbrapa”, kaq. Mbajtja e tyre është e pajustifikueshme nëse vazhdon përtej ditës së sotme”, tha Rama drejt gazetarëve.

Rama ka qenë i kritikuar nga e mërkura për mungesën e reagimit në lidhje me kidnapimin e policëve të Kosovës, për të cilët atë ditë tha se nuk mund të deklarojë asgjë, pa e thënë KFOR-i fjalën e e saj

MARKETING