Edi Rama hesht për Ilir Metën

Edi Rama hesht për Ilir Metën

Edi Rama ka zgjedhur heshtjen për ish aleatin e tij që e solli në pushtet më 2013, Ilir Meta.

Në konferencën për shtyp që zhvilloi pak minuta më parë me Presidenten e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, Kryeministri Edi Rama zgjodhi rrugën e heshtjes dhe madje mospërfillje

Rama tha se jo vetëm ai, por në tërësi Partia Socialiste ka vendosur të heshtë edhe në rastin e Ilir Metës.

Për rastin konkret është tipikisht një rast që i takon vetëm drejtësisë, tha Rama duke mos i përmendur emrin Metës.

Ndërsa shtoi: “Kur ndodh që çështjet të përmbyllen, mbase në ndonjë rast ia vlen të bëhet edhe ndonjë koment, sidomos kur vihet në vend drejtësia lidhur me fenomene katastrofike për shoqërinë, siç është shpifja”. /NOA

MARKETING