Edhe serbët sot festojnë, por “festojnë” humbjen e Betejës së Kosovës!
Qytetarët serbë kanë filluar të mblidhen te manastiri i Graçanicës për të festuar Vidovdanin.
Disa prej serbëve që janë duke e festuar Vidovdanin kanë veshur bluza me hartën e Kosovës në të cilën ndër të tjera shkruan “Nuk e jap”.
Gjithashtu në qendër të hartës së Kosovës shihet një kryq ku në çirilicë shkruan “rrënjët e mija”.
“Frikohuni qen”, “Bijtë serbë” e “Zoti me ne” janë tri nga citatet tjera të shkruara në këto bluza.
Ndër vite, Vidovdani është organizuar më 28 qershor në Gazimestan.