“Edhe në kompjuter zgjidhja Ferrarin”, Hamilton: Nuk kanë fituar prej vitit 2007, prandaj më “joshën”

“Edhe në kompjuter zgjidhja Ferrarin”, Hamilton: Nuk kanë fituar prej vitit 2007, prandaj më “joshën”

Lewis Hamilton ka edhe një vit për të garuar me Mercedesin, megjithatë mendja e britanikut ka nisur që tashmë të punojë për vitin 2025 kur të përfaqësojë skuderinë Ferrari. Në një prononcim nga Bahreini aty ku po zhvillohen testet për sezonin e ri, 39-vjeçari zbuloi edhe një prej arsyeve më të forta se përse zgjodhi të kalojë tek italianët. Hamilton theksoi se Ferrari nuk fiton titullin prej vitit 2007 dhe diçka e tillë e motivon së tepërmi.

“Kalimi te Ferrari ishte një mundësi që nuk mund ta humbisja. Ishte një vendim shumë i vështirë sepse jam jashtëzakonisht shumë i lidhur me Mercedesin, prej moshës 26-vjeçare. Më kanë mbështetur dhe me Mercedesin kam krijuar një histori për të cilën jam krenar.

Mendoj se ishte momenti i duhur për një kapitull të ri. Ferrari nuk fiton prej vitit 2007 dhe kjo më motivon shumë. që fëmijë i vogël në lojërat kompjuterike zgjidhja Ferrarin dhe Schumacher. Tani do të provoj të mësoj edhe pak italisht”, u shpreh Hamilton.

 

MARKETING