Edhe këtë fundjavë, protestë në Koçan: Familjet e viktimave vazhdojnë kërkesën për drejtësi

Në qytetin e Koçanit sot po zhvillohet një protestë nga familjarët e të vrarëve dhe të plagosurve në tragjedinë e ndodhur kohë më parë, të cilët kërkojnë drejtësi dhe përgjegjësi për atë që e quajnë “korrupsion sistematik”.
MARKETING
Marshi protestues nisi në orën 16:05 nga parku i qytetit dhe po vazhdon në drejtim të qendrës tregtare, për të vijuar më pas para ndërtesës së komunës, stacionit lokal të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Gjykatës Themelore.
Protestës së sotme i është bashkuar edhe lëvizja qytetare “Kush është i radhës”, e cila ka siguruar transport të organizuar për qytetarët që dëshirojnë të marrin pjesë dhe të shprehin mbështetjen e tyre. Detajet lidhur me organizimin janë të disponueshme në profilin zyrtar të kësaj lëvizjeje në Instagram.
Familjarët e viktimave përsëritën thirrjen për drejtësi të barabartë dhe ndëshkim për ata që, sipas tyre, përmes abuzimit me pushtetin dhe korrupsionit, kontribuuan në krijimin e kushteve që çuan në tragjedi.
“Drejtësi për të gjithë, jo drejtësi selektive” – ishte një ndër mesazhet kryesore të protestuesve, të cilët ftojnë qytetarët të bashkohen në kërkesën për transparencë dhe përgjegjësi institucionale.