Edhe ish drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Tregut, Goran Trajkovski në grupin e të arrestuarve

Edhe ish drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Tregut, Goran Trajkovski në grupin e të arrestuarve

Ish-ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, ish-drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Tregut, Goran Trajkovski, dhe një person tjetër janë dërguar për pyetje në Prokurorinë Publike të Koçanit në lidhje me tragjedinë që ndodhi në një diskotekë, ku nga zjarri humbën jetën 59 persona dhe mbi 150 u lënduan.

Sipas burimeve nga Prokuroria, për Bekteshin dhe disa persona të tjerë, do të kërkohet masa e ndalimit afatshkurtër. Kryetari i Komunës së Koçanit, Ljupço Papazov, pas pyetjes nga organet e drejtësisë, ka shmangur kontaktet me mediat dhe është larguar nga Prokuroria. Ende nuk ka informacion të qartë nëse ai është një nga të dyshuarit për ngjarjen tragjike.

Hetimet janë në vijim dhe do të sqarohen më shumë detaje rreth shkakut dhe përgjegjësisë për këtë katastrofë.

MARKETING