E rrallë! Shorti i UEFA-s e vendosi, një skuadër shqiptare siguron grupet e Europës

E rrallë! Shorti i UEFA-s e vendosi, një skuadër shqiptare siguron grupet e Europës

Shkëndija ose Drita do të jenë në grupet e një kompeticioni europian këtë sezon, sigurisht nëse nuk ia dalin të dyja. Kjo pasi të dyja skuadrat luajnë në turin e dytë të Champions dhe shorti i vendosi përballë në Ligën e Europës, nëse mposhten nga Kopenhagen dhe FCSB.

Kështu Shkëndija dhe Drita do të përballeshin bashkë në turin e tretë të Ligës së Europës, nëse skualifikohen nga Champions. Në këtë rast, fituesi i këtij çifti do kalonte në “play-off” të Ligës së Europës, për të siguruar automatikisht të paktën grupet e Ligës së Konferencës.

Të gjitha mundësinë janë për të dyja skuadrat, që të bëjnë mirë. Dhe nëse nuk ia dalin bashkë të shkojnë në grupe, një prej tyre ka fatin t’i provojë këtë sezon.

MARKETING