“E, mua pse s’më ke thirrë”, Mevlan Adili futet direkt në emisionin sportiv në Shenja

KF Shkëndija u shpall kampion i Maqedonisë në sezonin 2024/25, pas paraqitjeve fantastike që kishte këtë edicion. Ky ishte titulli i pestë në histori të klubit shqiptar.
MARKETING
Natyrisht festa ishte e madhe në Tetovë, teksa tani do nisin punët për kualifikueset për Ligën e Kampionëve, shkruan GazetaBlic Sport.
E dje në emisionin sportiv të TV Shenja ndodhi diçka qesharake, ku futbollisti i Shkëndijës, Mevlan Adili shkoi pa u “ftuar”.
Adili me ironi shkoi në emision dhe hyri LIVE, duke pyetur moderatorin Aziz Sahiti, për arysen e mosftesës, teksa në fund pasi zbuloi shakanë e tij, ia dhuroi një fanellë të Shkëndijës, bashkë me zëdhënësin, Faton Zylbeharin.
Më poshtë keni momentin epik: