E majta franceze planifikon protesta kundër kryeministrit të ri, Michel Barnier

E majta franceze planifikon protesta kundër kryeministrit të ri, Michel Barnier

Protesta në të gjithë Francën do të zhvillohen kundër emërimit të Michel Barnier si kryeministër i ri i vendit.

Demonstratat u thirrën nga partitë e së majtës politike, kandidatja e së cilës për kryeministre, u refuzua nga presidenti, Emmanuel Macron, raporton BBC.

Macroni zgjodhi ish-negociatorin e BE-së për Brexit-in, 60 ditë pasi zgjedhjet parlamentare e lanë Francën në bllokim politik, me tri blloqe të fuqishme, nga të cilat e majta doli më e fortë, por asnjë nuk mund të formonte një shumicë në Asamblenë Kombëtare.

Në një intervistë televizive, Barnier, duke qenë vetë nga qendra e djathtë, ka thënë se ishte i hapur për të formuar një qeveri duke përfshirë anëtarë të së majtës.

Megjithatë, mbijetesa e Barnier mund të varet nga votat e partisë së ekstremit të djathtë, megjithëse ata e kanë bërë të qartë se nuk do t’i bashkohen qeverisë së tij.

Kryeministri filloi formimin e qeverisë së re, një ditë pasi mori detyrën, pas një takimi me Macronin.

Në një intervistë televizive të premten në mbrëmje, Barnier, 73 vjeç, ka deklaruar se ishte i gatshëm të zgjidhte ministra nga i gjithë spektri politik, duke përfshirë “njerëz nga e majta”.

Mirëpo partitë e së majtës janë të zemëruara që kandidatja e tyre për kryeministre, Lucie Castets, u refuzua nga Macroni.

MARKETING