E kryer, Marc-Andre ter Stegen pajtohet të kalojë te Girona
Girona dhe Barcelona kanë arritur një marrëveshje verbale për huazimin e portierit gjerman Marc-André ter Stegen deri në fund të sezonit, shkruan Fabrizio Romano.
Kjo lëvizje pritet të fuqizojë portën e ekipit katalanas, ndërsa Girona do të përfitojë përvoja dhe siguri nga një nga portierët më të njohur në Evropë.
Sipas Romanos, marrëveshja u arrit pasi vetë Ter Stegen dha “dritën jeshile” për kalimin në Girona javën e kaluar.
Klubi i madh spanjoll nuk ka pasur pengesa për këtë huazim, duke lejuar lojtarin të zhvillojë minutazh më të madh në këtë pjesë të sezonit.
Huazimi pritet të finalizohet përmes disa procedurave formale gjatë kësaj jave, duke përfshirë nënshkrimin e kontratës dhe regjistrimin e tij te La Liga. Të dy klubet po punojnë për t’i dhënë fund detajeve administrative sa më shpejt të jetë e mundur.

