E konfirmon Marotta: Lautaro ka firmosur rinovimin me Inter-in
Lautaro Martinez ka firmosur rinovimin e kontratës me Inter-in ose të paktën kështu ka deklaruar në një intervistë të dhënë për mediet italiane këtë të shtunë Presidenti i “zikaltërve” Giuseppe Marotta.
Marotta theksoi se sulmuesi argjentinas e ka firmosur tashmë rinovimin, por shtoi se do duhet të pritet ende për njoftimin zyrtar.
“A ka rinovuar Lautaro? Po, u bë, tashmë e kemi marrë firmën. Megjithatë, duam ta zyrtarizojmë kur të kthehet nga pushimet. E kemi konfirmuar pothuajse plotësisht stafin e vitit të kaluar“,-shpjegoi Marotta.