E konfirmon Gjykata: Naim Murseli premtoi 30 mijë euro për vrasjen e gruas së tij në mënyrë dinake

E konfirmon Gjykata: Naim Murseli premtoi 30 mijë euro për vrasjen e gruas së tij në mënyrë dinake

MARKETING

Tre të dyshuarve për vrasjen e 30-vjeçarës Liridona Ademaj Murseli, Naim Murselit (bashkëshorti), Granit Plavës si dhe Kushtrim Kokallës sot Gjykata Themelore e Prishtinës ua ka caktuar nga një muaj paraburgim, raporton Gazeta Sinjali.

MARKETING

Sample Image

Pas masës së caktuar, Gjykata ka dalë me njoftim, ku bëhen të ditura disa detaje nga kryerja e aktit. E njëjta konfirmoi sot se Naim Murseli për të kryer vrasjen e Liridonës i kishte premtuar tashmë ekzekutuesit, Granit Plava 30 mijë euro pagesë.
“Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri N.M me dashje që ta privojë nga jeta në mënyrë dinake bashkëshorten e tij, ishte marrë vesh me të pandehurin G.P për ta vrarë tani të ndjerën L.M, ku paraprakisht i pandehuri N.M e kishte pajisur me armë të pandehurin G.P dhe kishin inskenuar veprën penale të Grabitjes, e cila është realizuar me datë 29.11.2023 rreth orës 20:25 minuta , në fshatin Bernicë, Komuna e Prishtinës, në atë mënyrë që derisa i pandehuri N.M ishte duke lëvizur me veturën e tij, në të cilën kanë qenë e ndjera L.M dhe dy fëmijët e tyre, papritmas ka dalë para veturës i pandehuri G.P me maskë në kokë dhe revole në dorë, ku sipas marrëveshjes paraprake i pandehuri N.M me fëmijët kishin dalë nga vetura dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes kinse për të ikur, ndërsa në veturë kishte mbetur tani e ndjera, të cilën i pandehuri G.P e kishte qëlluar nga afërsia me një plumb në qafë dhe si pasojë e plagës vdekjeprurëse, e ndjera L.M kishte ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa për këto veprime i pandehuri N.M, paraprakisht i kishte premtuar të pandehurit G.P shumën e të hollave prej 30,000.00 €”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës.

MARKETING