E diela në Ligën e Parë, vëmendja në Çair, përballen Shkupi dhe Struga

E diela në Ligën e Parë, vëmendja në Çair, përballen Shkupi dhe Struga

Liga e Parë e futbollit të Maqedonisë së Veriut vazhdon nesër me pesë ndeshje në program në kuadër të xhiro së 9-të. Kryendashje e kësja xhiroje do të zhvillohet në Çair, aty ku Shkupi do të përballet me Struga Trim Lum. Kampionët kundër nën-kampionëve, për herë të parë do të përplasen ndërmjet veti në këtë sezon.

Shkupi do të kërkojë të vazhdojë ecurinë pozitive me trajnerin e ri, ndërsa edhe nga ana tjetër skuadra e Shpëtim Duros në kryeqytet vjen me një atmosferë pozitive, pas atij triumfi në derbin e liqenit në mesjavë, ku mundën Voska Sportin në Ohër.

Ndeshja interesante do të jetë edhe ajo në qytetin e Gostivarit, aty ku Shkëndija do të luaj në udhëtim me KF Gostivarin. Ndërkohë Voska Sporti do të takohet me Sileksin në Kratovë.

Në dy ndeshjet tjera takohen Bregallnica – Vardari dhe Rabotniçki – Tikveshi. Të gjitha ndeshjet luhet të dielën, duke nisur nga ora 14:00.

MARKETING