E ardhmja e Mbappe? Në Spanjë janë të sigurt për zgjedhjen e francezit

E ardhmja e Mbappe? Në Spanjë janë të sigurt për zgjedhjen e francezit

Kylian Mbappe është në vitin e fundit të kontratës me Paris Saint-Germain, me sulmuesin që e ka shprehur hapur se nuk dëshiron të aktivizojë opsionin për të rinovuar edhe një vit tjetër me kryeqytetasit. Real Madrid është gjithnjë në horizont dhe në fakt nga Spanja janë të sigurt se francezi do të transferohet në Spanjë verën e ardhshme.

“El Chiringuito” bën të ditur se 25-vjeçari e ka marrë tashmë vendimin dhe zgjedhja e tij e vetme është Real Madrid. Madrilenët mund të negociojnë me lojtarin që në janar dhe t’i marrin atij një firmë besnikërie në mënyrë që gjatë muajve të ardhshëm të mos ketë surpriza nga Arabia apo ndonjë klub i Premier League.

Në këtë formë, shumë shpejt pritet të marrë fund një prej telenovelave më të gjatë dhe intriguese të këtyre viteve të fundit me Mbappe që do të zbarkojë në Santiago Bernabeu si futbollisti që mund të bëjë të harrohet edhe një figurë si Cristiano Ronaldo.

 

MARKETING