E ardhmja e De Jong, mediet spanjolle zbulojnë vendimin e Laporta-s

Frenkie De Jong shpesh është vënë në qendër të medieve për një largim të mundshëm nga Barcelona.
Megjithatë, sipas raportimeve nga mediet spanjolle, presidenti i katalanasve, Laporta nuk dëshiron ta shesë mesfushorin holandez, duke e konsideruar atë një lojtar të rëndësishëm për skuadrën e Xavit.
Një vendim që duket se ka edhe dakordësinë e mesfushorit, me De Jong që dëshiron të jetë pjesë e Barcelonës edhe në vazhdim.